Nis rikonstruksioni i dy rrugëve/ Bashkia Shkodër rifillon në Berdicë investimet në infrastrukturën rrugore

rikonstruksioni
Në njësinë administrative Bërdice ne Bashkinë Shkodër ka nisur puna për sistemimin dhe asfaltimin e dy rrugëve, në qëndër te fshatit Trush dhe në lagjen Gjoretaj.
Prej disa ditësh, firma kontraktuese ka nisur punimet të cilat parashikojnë riveshjen e plotë të segmentit nga rruga nacionale Shkodër – Velipojë dëri në qëndër te fshatit dhe përfundimin e rrugës lidhese ne fshatin Gjorretaj.
Per administratorin e njësisë Bërdice Xhavit Pellumbi, këto investime vijnë si kërkesa të komunitetit…..Ky investim vjen si investim i bashkisë Shkodër me Fondin Shqiptar të Zhvillimit në kuadër të një pakete të ndërhyrjeve në të gjitha njësitë administrative dhe rrugët e qytetit të Shkodrës.