Nis riparimi i molos në Shirokë / U dëmtua nga moti i keq në Liqenin e Shkodrës para disa ditësh
Moloja “Almonit” në pikën turistike të Shirokës u dëmtua, si shkak i stuhisë që solli në afërsi të bregut tallaz e si rrjellojë, dhe dëmtimin e saj. Ndërkohë, ditën e sotme po punohej për riparimin e molos
Një skenë e ngjashme, disa kohë më parë, u shfaq tek moloja e Zogajve dhe u desh ndërhyrja e kompanisë kontraktore për ta riparuar dëmtimin e krijuar nga moti i keq.
Molot, të cilat janë pjesë e rikualifikim të Liqenit të Shkodrës, do të jenë jo vetëm pika për ankorimin e varkave të lehta dhe nxitjes së lundrueshmërisë në liqen, por edhe si qendra rekracionale në të cilat do të jetë e mundur të zhvillohen aktivitete sportive, kulturore e mjedisore, që nxisin turizmin.
Ndërtimi i këtyre moleve, më i fundit ai që po realizohet tek ura e vjetër e Bunës, është një vlerë të shtuar në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, në zhvillimin e paketave të integruara turistike midis dy vendeve Shqipërsië dhe Malit të Zi