Nis riparimi i Pedonales në Koplik / Pas publikimit të lajmit në RTSH Shkodra ka reaguar Bashkia Malësi e Madhe
Kronika që u publikua disa ditë më parë në edicionet informative në RTSH Shkodra e cila trajtoi rastin në fjalë, ku dëmtimi i njëpasnjëshëm i pedonales në qytetin e Koplikut ishte kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve. Pas kësaj kronike bashkia e Malësisë së Madhe ka reaguar dhe ka nisur punën në terren për riparimin e saj, me fondin e emergjencës që kap shifrën e 840 mijë lekë të rinj.Drejtuesi teknik Sandër Kronaj tregon se po riparohen të gjitha pjesët e dëtmuara që kishin shfaqur probleme të mëdha për qytetarët, e më pas do të kryhet edhe riparimin i segmenteve më pak të dëmtuara. Pedonalja e qytetit të Koplikut ka një gjatësi 600 metër dhe është ndër rrugët më të frekuentuara nga qytetarët. Ajo u ndërtua në vitin 2017, nga bashkia me ndihmën e qeverisë shqiptare. Tashmë riparimi i saj është një gjë pozitive për këta banorë, të cilët e kanë të lehtë lëvizjen e tyre me automjete.