Nis rruga Shirokë-Zogaj , punimet pritet të përfundojnë në fundin e vitit 2025
Ka nisur puna për projektin e shumëpritur të ndërtimit të rrugës Shirokë-Zogaj, kufi-Mali i Zi.
Projekti për rrugën Shirokë-Zogaj, i financuar nga BERZH dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit është parashikuar të përfundojë në fund të vitit 2025 dhe kap vlerën e rreth 5.7 milion evrove me TVSH.
Ndërtimi i kësaj rruge është pritur mirë edhe nga banorët.
Sipas projektit, rruga e re do të jetë 6 metra e gjërë, me korsi biçiklete, ndriçim dhe aksese në zonat e plazhit, ndërsa shmang qendrën e Zogajve, duke mos prishur shtëpi apo objekte të tjera shërbimi.
Hapja e pikës së re kufitare Skje-Zogaj dhe ndërtimi i rrugës Shirokë-Zogaj pritet të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e turizmit të bregut të liqenit të Shkodrës si dhe të lehtësojë sadopak fluksin e trafikut në pikën e kalimit kufitar Sukubinë – Muriqan, që për çdo vit shënon rritje.