Lajme

Nis sezonin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, moderatorët: Nga nesër kafen e parë do e pini me ne

Programi “Mirëmëngjesi Shqipëri” do të nis nga 4 shtatori sezonin e ri në RTSH, këtë herë nën moderimin e Krisa Çaushit dhe Ardit Muratajt. Çdo mëngjes nga ora 06.00-09.00 të gjithë shikuesit do të mund të informohen dhe argëtohen me ‘Mirëmëngjesi Shqipëri” me surprizat duke marrë dozën energjike që duhet për ditën.

Në një intervistë për RTSH 24, moderatorët Krisa Çaushi dhe Ardit Murataj zbuluan se lojërat me publikun, informacionet në vend dhe botë dhe intervistat me një gamë të gjerë personalitetesh nuk do të mungojnë.

“Ky sezon i ri do këtë surpriza do të startojë çdo mëngjes, por do jetë edhe më shumë dinamik nga sezonet e kaluara. Do ketë një risi edhe me lojërat me telefonatat, të ftuarit e ditës, temat aktuale dhe sociale sigurisht që nuk do të mungojnë. Këtë program do e ndaj me Arditin dhe jam e lumtur që më është besuar sërish të drejtoj këtë program kaq të rëndësishëm. Loja me telefonata dhe batutat e filmave ishin të preferuarat e shikueseve, ku nuk mungonin komentet pozitive. Një detaj që mund të zbuloj është që do jetë një lojë për festivalin”, u shpreh Krisa.

“Jam shumë i emocionuar dhe falenderoj drejtuesit për besimin që më kanë dhënë. Për mua është diçka e re dhe fokusi është të përcjellim pozitivitet dhe të kthehemi miku më i mirë për zgjidhim për shikuesin. Ne po zbulojmë dhe sloganin tonë “Mirëmëngjesi Shqipëri, kafen e parë e pimë me Kricën dhe Arditin”. Këtë sezon do të sjellim personazhe që kanë interes për publikun, do ketë një gamë të gjerë të personazheve duke i sjellë ata në një këndvështrim më të thjeshtë”, u shpreh Arditi.

Duke nisur nga nesër të gjithë shikuesit do të mund të informohen për lajmet më të fundit me “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH 1 dhe të bëhen pjesë e lojërave argëtuese me telefonatat e mëngjesit me dy moderatorët në studio.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

21 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

22 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

22 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

22 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

22 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

22 hours ago

This website uses cookies.