Nis shembja e objekteve në hyrje të Shkodrës – Ditën e sotme janë në plan prishja e tre ndërtimeve
Pas lirimit të objekteve që ishin në plan për t’u shembur në kuadër të projektit për rikulalifikimin e hyrjes së Shkodrës, mëngjesin e sotëm, Inspektoriati i Mbrotjes së Territorit ka nisur prishjen e tyre, për t’i hapur rrugë projektit të ri.
Si fillim është prishur një hotel, ndërsa janë planifikuar edhe dy objekte të tjera për t’u prishur ditën e sotme.
Gjatë ndërhyrjes nga IKMT për prishjen e objektit, nuk ka pasur rezistencë dhe as reagime nga pronarët.
Në total, janë 11 objekte pa leje për t’u shkatërruar dhe 10 të tjera me leje, por që presin procesin e shpronësimit.
Projekti parashikon jo vetëm transformimin e hyrjes së qytetit, por edhe rikualifikim urban të gjithe zonës