Nis shembja e objekteve pa leje pranë shkollës “Martin Camaj” – Projekt i Bashkisë  Shkodër për lirimin e hapësirave pranë objekteve arsimore

nis shembja martin camaj

Bashkia Shkodër ka nisur këtë të hënë, lirimin e sheshit pranë shkollës “Martin Camaj”.

Inspektoriati i Mbrojtjes së  Territorit ka nisur sot shembjen e objekteve,  të cilat për vite me radhë kanë zënë hapësirën përreth shkollës dhe bllokut të pallateve në këtë zonë .

Në një intervistë për mediat, administratorja e rajonit, Donika Ndoja, është shprehur se kjo ndërhyrje ka ardhur pas ankesave të nxënësve,  por dhe edhe një projekti që Bashkia Shkodër ka hartuar për lirimin e hapësirave të zëna pranë objekteve arsimore.

Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, këtë zonë e inspektoi nga afër vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci,  i cili i premtoi mesuesve te shkollës , por edhe banorëve të zonës,  për një ndërhyrje të plotë në këtë shesh pranë shkollës dhe pallateve të zonës për reabilitimin e plotë dhe sistemimin e tij në funksion të komunitetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.