Nis shpërndarja e bonusit, mbi 700 mijë pensionistë përfitojnë 5 mijë lekë
Nga sot të gjithë pensionistet do të kenë mundësi të teërheqin bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë.
Drejtori i Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado në një dalje për mediat bëri me dije se do të përfitojnë 704 mijë qytetare duke përfshirë përveç atyre që marrin pension pleqërie edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare nga ky institucion.
“Në total, përfitues të bonusit janë rreth 704 mijë qytetarë. Konkretisht, janë 585 qytetarë që marrin pension pleqërie, 2500 qytetarë që marrin pension social, 2172 ish-minatorë: 2172, 6 053 persona që marrin pension të parakohshëm, si dhe naftëtarët, metalurgët, ish-minatorët dhe invalidët e luftës“, tha Hado.
Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit pasi afati i tërheqjes është deri në dhjetor 2024.
I gjithë fondi i shpërblimeve është 3.5 miliardë lekë. Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill.