Nis sigurimi i druve të zjarrit – Një makinë aktualisht tregtohet 15 mijë lek
Kjo periudhë po shfrytëzohet nga qytetarët shkodranë për të siguruar lëndën drusore për t’u ngrohur gjatë dimrit, por ajo që duket e papërballueshme për ta është rritja e çmimit , ku një makinë aktualisht shitet 15 mijë lek të rinj.
Ndërsa një pjesë e qytetarëve zgjedhin alternativa të tjera për ngrohje gjatë dimirit.
Ndërkohë, me ardhjen e stinës se vjeshtës dhe me uljen e temperaturave pritet që çmimet do të vijojnë të rriten, ku me të prekurit nga këto çmime mbeten pensionistët dhe familjet me të ardhura minimale.