Nis sot Censi i Popullsisë dhe Banesave. Përgjigjja e pyetjeve, detyrim për qytetarët

c295b13051044d7f9e92d0bbc289e959

c295b13051044d7f9e92d0bbc289e959

Ka nisur sot (18 shtator) Censi i Popullsisë dhe Banesave. Janë 5.240 anketues të cilët do të trokasin në dyert e të gjithë qytetarëve, për të grumbulluar informacionin e nevojshëm, ndërsa puna në terren do të zgjasë për 6 javë, deri më 30 tetor.

Grumbullimi i të dhënave do të bëhet në mënyrë elektronike, ku anketuesit do t’i hedhin përgjigjet në një tablet dhe më pas informacionet do të transferohen elektronikisht në INSTAT.

Janë 100 pyetje që do të kenë lidhje me arsimimin, shëndetësinë, punësimin dhe kushtet e jetesës. Gjithashtu përfshinë edhe pyetje rreth etnisë, besimit fetar dhe gjuhës, por qytetarët e kanë opsionale nëse do të duan t’i përgjigjen këtyre pyetjeve specifike.

Çdo qytetar e ka detyrim ligjor të japin informacionin e kërkuar, ndërsa refuzimi apo dhënia e informacionit të rremë është në kundërshtim me ligjin.

Të dhënat e para të Censit do të publikohen në qershor të vitit 2024, ndërsa në dhjetor të vitit 2025, mikrodatat do të jenë në dispozicion të përdoruesve të jashtëm.  

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Sipas INSTAT, kostoja totale për realizimin e Censit 2023 është 16,9 milionë euro.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.