Nis sot edicioni i dytë i Automotive Fair Albania, Rama: Mbledh të gjithë të apasionuarit pas botës automotive

1d18a33e00bd4f09bed468adfe5bd881

1d18a33e00bd4f09bed468adfe5bd881

Duke nisur nga dita e sotme (26 tetor) e deri ditën e dielë (29 tetor) ngjarja plot adrenalinë “Automotive Fair Albania” do të pushtojë kryeqytetin.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se eventi më i madh i pasionit automotiv, do të mbledhë të gjithë të apasionuarit, prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit.

Mirëmëngjes dhe me ngjarjen plot adrenalinë, Automotive Fair Albania, që do të pushtojë kryeqytetin për 4 ditë në datat 26-29 Tetor, në Pallatin e Kongreseve, sheshin “Nënë Tereza” e sheshin “Italia” me evente motorsportive, autoshow, duke mbledhur të gjithë të apasionuarit pas botës automotive e jo vetëm, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Edicioni i parë i Automotive Fair Albania u mbajt përgjatë datave 17-19 Qershor 2022.

Panairi shërbeu si një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore në trojet shqipfolëse, dhe si një urë ndërlidhëse midis të gjithë operatorëve dhe aktorëve të industrisë së automobilizimit, duke ofruar mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit, promovimi dhe njohje.

Qëllimi i këtij eventi ishte stimulimi i investimeve të huaja në industrinë e automobilizmit. Rrjeti i operatorëve vendas e rajonalë, prezantuan produkte dhe shërbime që ata ofrojnë, ndërsa prezenca e ekspertëve ndërkombëtarë shërbeu si një mundësi unike për shkëmbim përvojash, shikueshmëri, bashkëpunime të reja, si dhe një eksperiencë ndërkombëtarizimi që erdhi në momentin e duhur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.