Nis sot zvogëlimi me 25% i pranisë së Policisë së Kosovës në objektet komunale n…

Nis sot zvogelimi me 25 i pranise se Policise se

Nis sot zvogelimi me 25 i pranise se Policise se

Nis sot zvogëlimi me 25% i pranisë së Policisë së Kosovës në objektet komunale në veri

Nga kjo e premte (4 gusht) nis zvogëlimi i pranisë së Policisë së Kosovës në objektet komunale në veri. Lajmi u njoftua nga Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla i cili bëri me dije se vendimi erdhi pas takimit të mbajtur nga Policia e Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in.

“Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës.

Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale”, tha Zveçla me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

Vendimi për zvogëlimin me 25% të pranisë së Policisë në objektet komunale solli dhe reagimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili u shpreh se ky vlerësim është në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bratislavë mes tij dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, @EULEXKosovo dhe @NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, shkruan Lajçak në Twitter.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.