Categories: LajmeSociale

Nis testimi i mësuesve- Intervista analizon gjendjen psiko –sociale të individit

Mësuesit e rinj që kanë hyrë këtë vit në sistemin arsimor po i   nënshtrohen vlerësimit psiko-social, me qëllim monitorimin e gjendjes së tyre emocionale.

Psikologia, Patricia Lami sqaron për RTSH-në se këtij vlerësimi do t‘i nënshtrohen këtë vit 830 mësues, ku do të pasqyrohet puna e mësuesit gjatë 3 muajve, marrëdhënia e tij me nxënësit, si dhe intervista me mësuesin me disa paketa pyetjesh të detajuara.

Lami sqaron se intervista që analizon gjendjen psiko–sociale të individit është e ndërtuar në mënyrë të tillë që askush të mos ketë mundësi të manipulojë përgjigjet.

Mësuesit të cilët nuk marrin një vlerësim  pozitiv nga komisioni nuk e humbin të drejtën për të ushtruar profesionin e tyre.

Ata nuk lejohen të punojnë në shkollën ku është bërë vlerësimi. Këta mësues kanë të drejtë të rivlerësohen në institucione të tjera shkollore.

Vitin e kaluar 3 mësues nuk e kaluan vlerësimin psiko-social.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

2 seconds ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

4 minutes ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

7 minutes ago

Korsitë e biçikletave dhe “PAK” – Beqiri: Janë pakësuar parkingjet për personat me aftësi të kufizuara

Ndërtimi i korsive të biçikletave në Shkodër, një investim i bazuar në planin e mobilitetit…

10 minutes ago

Mes emigracionit dhe të ardhmes në vendlindje – Gjimnazistët e Malësisë së Madhe e shohin më shumë të ardhmen në Shqipëri

Ndërkohë që sondazhet tregojnë se një përqindje e lartë e të rinjve shqiptarë e shohin…

14 minutes ago

Komedi premierë në kinema “Republika”  – “Dashuri me këste” është projekti i parë kinematografik për Gerti Palalin si regjisor

“Dashuri me këste”, një komedi romantike shqiptare, pati premierën e vet në Kinema “Republika” në…

18 minutes ago

This website uses cookies.