roaming ulen tarifat
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka ndarë lajmin e mirë për uljen e tarifave të roaming-ut , ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bregu shprehet se “tarifat e reduktuara të roaming Bashkimi Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që nga muaj tetor, është jo vetëm një hap që i jep mundësi qytetarëve nga rajoni, por edhe atyre nga Evropa, përfshi diasporën, të kenë më pak kokëçarje e më pak shpenzime për t’u lidhur më njëri-tjetrin”.
“Suksesi i Deklaratës për Roaming BE-Ballkani Perëndimor është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit rajonal, për ta transformuar, për ta bërë më të lehtë e më të mirë komunikimin mes vendeve, duke përballuar jo pak herë edhe sfida shumë komplekse. Ky moment historik vjen mes tensioneve politike, betejave ekonomike dhe spektrit në rritje të ndryshimeve klimatike në rajon, fakte këto që e përforcojnë edhe më shumë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.
Duke falënderuar gjithë aktorët që mundësuan këtë ngjarje historike, Bregu tha se, “duhet të njohim e të vlerësojmë përkushtimin e të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht operatorët e telekomunikacionit. Presim një të ardhme ku mund të jemi më të ndërlidhur, më të aksesueshëm me botën digjitale dhe të mund ta bëjmë këtë me çmime të përballueshme nga të gjithë.”
Kujtojmë se deklarata për Roaming, u nënshkrua në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022. Pas gati një viti pune të përbashkët intensive, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Evropian, si edhe me mbështetjen politike të BE-së dhe BP-së, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, përmbushën angazhimet e marra më parë .
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.