Nis viti akademik! / Universiteti i Shkodrës, për herë të parë në auditore 895 studentë

rektorja shkoder
895 studentë janë ulur për herë të parë në auditore, duke preferuar një nga 32 programet që ofrohën në 6 fakultete që ka Universiteti “Luigj Gurakuqi’, rrëeth 55 studentë më pak se një vit më parë.. Rektorja Rajmonda Kçira tha se numri I studentëve pritët të rritet me regjstrimet në fazat shtesë
Disa prej degëve vijojnë të jenë pa studentë. E pyetur nese mund të mbyllet ndonjë prej degëvë, Kçira u përgjigj
Ceremonia e nisjes së vitit akademik u çel me përshtypjet e disa prej studentëve ekselentë si dhe një student Spanjolle e cila këtë vit zgjodhi Universitetin “Luigj Gurakuqi” për të studiuar. Në total kuotat e kërkuara nga universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ për degët e universitetit janë aprovuar 1776 kuota, ndërsa në këtë vit në nisje të vitit të ri akademik janë ende edhe 926 kuota të lira.Degët që i kanë plotësuar 100% kuotat janë infermieri i Përgjithshëm, Mami, Fizioterapi dhe Edukimi Fizik në fakultetin e Shkencave të Edukimit.Ndërsa dega e historisë ka vetëm 1 student të regjistruar, deri tani nuk ka asnjë të regjistruar që dëshiron të studiojë gjuhën frënge.fakulteti me kuotat më të larta të kërkuara është ai i drejtësisë me 300 por që të regjistruar janë vetëm 43 studentë.
