e4421a2e7b864a8ea1f845fc1a4395ca
Procesi mësimor nis këtë të hënë (2 tetor) për të gjithë studentët. Deri tani rezultojnë të regjistruar në Institucionet e Arsimit të Lartë në vend mbi 20 mijë të rinj. Ky numër pothuajse është i njëjtë me atë të një viti më parë dhe gjithashtu preferencat për programet e studimit kanë mbetur të njëjtat.
Më të kërkuarat edhe për këtë vit rezultojnë degët që të sigurojnë një vend pune si: Mjekësia e Përgjithshme, Arkitektura dhe Inxhinieritë.
Këtë vit është vënë re një rritje e interesit për programet prioritare të studimit që ofron Universiteti Bujqësor.
Në këtë Universitet vihet re një tejkalim i numrit minimal të studentëve për një grup. Vetëm 2 programe në këtë universitet, Agrobiologji dhe Inxhinieri Agrare, rezultojnë me një numër të kufizuar studentësh.
Regjistrimet do të vijojnë deri në fund të muajit tetor për të gjithë ata të rinj që nuk e kanë bërë ende zgjedhjen e tyre.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.