Lajme

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Policia plan masash për sigurinë e tyre

Nis sot (9 shtator) viti i ri shkollor 2024-2025, ku 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Përgatitjet janë bërë nga të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar për të pritur nxënësit, ku mbi 238 mijë nxënës përfituan këtë vit shkollor librat falas.

Janë rreth 350 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues që nisin këtë vit të ri shkollor. Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundit, ndërsa periudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit prill.

Gjithashtu edhe  Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor për të garantuar sigurinë publike, parandalimin e fenomeneve negative në shkolla, si dhe rritja e sigurisë për nxënësit dhe personelin mësimor.

Do të ketë një prani të shtuar të policisë rrugore në akset, veçanërisht pranë shkollave si në fillim ashtu edhe në përfundim të procesit mësimor.

Radiotelevizioni Shqiptar ju uron të gjithë nxënësve dhe mësuesve në të gjithë vendin një vit të mbarë shkollor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

10 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

10 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

10 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

11 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

11 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

13 hours ago

This website uses cookies.