Nis viti i ri shkollor në Shkodër, drejtorja e ZVA Kadija dhe prefektja Angoni uruan nga “Edit Durham”
Ashtu si në gjithë vendin edhe në Shkodër ka nisur sot viti ri i shkollor
1220 nxënës të arsimit parauniversitar në bashkinë e Shkodrës, janë ulur sot për herë të parë në bankat e shkollës.
Ditën e sotme, te pranishëm në shkollën 9 – vjeçare “Edit Durham” për të ndjekur nisjen e procesit mësimor ishin Prefektja e Qarkut Shkodër ,Majlinda Angoni dhe drejtuesja e Zyrës Arsimore në Shkodër, Brisela Kadija.
Për këtë vit shkollor kanë përfituar tekste falas mbi 30 % e nxënësve te arsimit bazë nga klasa e parë deri në klasën e 5-të. Ndërkohë, Drejtoria e Menaxhimit të Objekteve Publike ka kryer punime në 50 objekte arsimore në territorin e Bashkisë Shkodër, ndersa pritet nisja e shpejtë e punimeve për rikonstruksionin e plotë të dy shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”.