Nisi trajnimi i mësuesve – Programi mbështetet nga shtatë universitete publike

7 universitete publike të njohura në formimin e mësuesve ka nisur nga puna  nga java e shkuar për trajnimin e arsimtareve në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve. Programi filloi me trajnimin e mësuesve nga shkollat në Durrës, Korçë, Elbasan dhe Tropojë, dhe do të zgjerohet për të përfshirë më shumë se 4000 mësues nga e gjithë Shqipëria deri në fund të këtij  viti.

Mësuesit i kanë trajnimet falas dhe do të marrin kredite për këto trajnime dhe ajo që është kryesore është bërë një program  dhe janë hartuar module trajnimi që i vijnë në ndihmë mësuesve për të zhvilluar mësimin me metoda interaktive të mësimdhënies duke përdorur edhe platforma digjitale”, tha Zamira Gjini.

Programi po mbështetet Universiteti i Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, dhe Shkodrës te cilat po ofrojnë trajnime të specializuara në Matematikë, Shkencë, Gjuhë, dhe për Arsimin Fillor.

Është trajnim i modulit rreth matematikës në arsimin fillor dhe mendoj që janë frytdhënëse pasi dihet që në arsimin fillor nxënësi merr bazat elementare të matematikës”, tha një mësues.

Është frytdhënëse sepse edhe ne që kemi kaq shumë vite në punë mësojmë metoda të reja”, tha një mësuese tjetër.

Synimi është trajnimi i mbi 16,000 mësuesve në vend, duke i pajisur ata me njohuri zhvillim profesional cilësor të orientuar drejt praktikës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.