Categories: LajmeSociale

Nisin aplikimet për strehim-320 milionë lekë nga buxheti për financimin e banesave sociale

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur procedurat e aplikimeve për programet e strehimit social, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2024-2025.

Thirrja drejtuar njësive te qeverisjes vendore përcakton kushtet që duhet të plotësojnë bashkitë për te përfituar nga fondi pre 320 milion lekësh si dhe formatin dhe dokumentacionin e aplikimit.

Një njoftimin e Ministrisë parashikohen tre lloje programesh sipas të cilave kategorizohen projektet që do të financohen: Banesa sociale me qira; Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara; si dhe Streha të përkohshme.

Projektet do të kenë në fokus individë apo familje pa të ardhura, nga minoriteti Rom dhe Egjiptian, familje që kane në përbërje persona me aftësi të kufizuara, familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm, familjet me më shumë se katër fëmijë, vajzat nëna, gratë viktima te dhunës, gratë kryefamiljare, etj.

Hapja e procedurave për programet e strehimit social për kategoritë në nevojë bëhet vetëm pak ditë pasi Qeveria me ndryshimet në buxhetin e vitit 2023 akordoi bonuse sociale për shtresat vulnerabël, pjesë e paketës së solidaritetit për festat e fundvitit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

22 hours ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

22 hours ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

22 hours ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

22 hours ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

23 hours ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

23 hours ago