Nisin festimet e Ditës së Verës në Elbasan

Në qytetin e Elbasanit kanë filluar festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Elbasanit ka publikuar kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen në kryeqendrën e kësaj feste nga data 4-14 mars.

Dita e Verës, e cilësuar si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore, më mirë se kudo tjetër në vendin tonë, festohet vetëm në Elbasan. Mikpritja, ëmbëlsira unike e ballokumes, aktivitetet e ndryshme, e kthejnë Elbasanin në një qytet të festave dhe gëzimit, në çdo familje.

Në këto ditë, Elbasani, qyteti i shumë portave dhe sofrave, hap dyert dhe mirëpret me qindra miq, jo vetëm nga vendi, por edhe trojet shqipfolëse e më tej, që vijnë për të festuar Ditën e Verës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.