Nisin koncertet e verës, nga data 4 korrik deri më 23 gusht do të këndojnë në shesh artistë të ndryshëm

Nga mbrëmja e së enjtes shkodranët do të festojnë në sheshin e shatërvanit në Fan Zone me disa nga artistët më në zë të skenës shqiptare të muzikës. Koncertet e verës, tashmë një traditë disavjeçare rikthehen sërish për publikun në shesh.

Duke nisur nga mbrëmja e 4 korrikut , ku në skenën e improvizuar në sheshin e shatërvanit do të ngjiten vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti me këngët e qytetit të serenatave. Programi i koncerteve të verës do të vijojë në datën 7 korrik me këngëtarin Sardi Strugaj dhe 8 korrik mjeshtrin e baladave Redon Makashin.

Këngëtarë si Elton Deda, Aleksandër Gjoka, Altin Goci, Marsela Çibukaj, Vesa Luma etj. pritet të mbajnë ndezur atmosferën e koncerteve të verës që do të përmbyllen më 23 gusht ku pjesë e koncertit të fundit veror do të jetë një nga artistet që ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, Anxhela Peristeri.

Koncertet e verës pritet t’i sjellin fundjavave nuanca festive gjatë gjithë verës në qytetin e Shkodrës. Artistë të ndryshëm nga e gjithë Shqipëria, por edhe Kosova do të jenë prezentë për të zbukuruar fundjavat me turistë vendas dhe të huaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.