Edhe pse zyrtarisht merkatoja hapet në janar, në kampin kuqeblu kanë nisur më herët të mendojnë për përforcimet, ku përveç afrimeve, priten edhe disa largime.
Sipas informacioneve nga burime pranë klubit, Marko Juriç është njëri prej më të mundshmëve për të mbyllur bashkëpunimin me Vllazninë, ndërsa pritet që edhe disa lojtarë të tjerë të prapavijës dhe të sulmit të largohen.
Për sa i përket afrimeve, bëhet fjalë për dy lojtarë.
I pari është shkodrani Serjan Repaj, i cili vjen nga ekipet zinxhir të klubit kuqeblu dhe ka zhvilluar karrierën e tij si futbollist në radhët e Apolonisë së Fierit, ku ka shkëlqyer me formën e tij sportive.
I dyti është sulmuesi ganez Alfred Mensah, i cili më parë ka qenë pjesë e Ballkanit në Kosovë dhe këtë sezon ka luajtur vetëm në 6 ndeshje me Partizanin.
Sa i përket përgatitjeve, shkodranët pritet të zhvillojnë një miqësore para fundvitit.
Kundërshtar do të jetë Iliria e Fushë Krujës, një skuadër që konkuron në Kategorinë e Dytë të Kampionatit Kombëtar.
Sipas informacionit, ndeshja është planifikuar të luhet më 30 dhjetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Kjo miqësore pritet t’i shërbejë të dyja skuadrave për të testuar gjendjen e futbollistëve që kanë në dispozicion.
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Lajmi u bë me…
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë një shtetas 66…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar miratoi kërkesën…
Për të përfituar një pension të plotë, një individi në vendin tonë i duhet të…
Shqipëria do të marrë deri në fund të muajit mars pjesën e financimit që lëvrohet…
This website uses cookies.