Categories: LajmeSportFutboll

Nisin përgatitjet për “betejën finale”

Kombëtarja shqiptare ka nisur të hënën pasdite zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet “finale”, të Eliminatoreve të Evropianit “Gjermani 2024”, atë ndaj Moldavisë, më 17 nëntor dhe atë Ishujve Faroe më 20 nëntor. Kuqezinjtë zhvilluan pasdite seancën e parë stërvitore në mjediset e “Shtëpisë së Futbollit”, siç njihet ndryshe selia e Federatës Shqiptare të Futbollit në kryeqytet. Kuqezinjtë kanë punuar fillimisht në palestër, ndërsa më pas kanë dalë në fushën e lojës, aty ku kanë zhvilluar stërvitjen e parë zyrtare.

Sipas burimeve pranë kampit kuqezi, në këtë seancë të parë, nën drejtimin e trajnerit Silvinjo janë stërvitur 8 lojtarë, nga 18 që kanë mbërritur tashmë në grumbullim. Pjesa tjetër e lojtarëve janë lënë pushim nga trajneri për shkak të impenjimit të dielën me klubet përkatëse nëpër Evropë. Në bashkëpunim me ekipin kombëtar të Nën-21-vjeçarët, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të përbashkët stërvitore.

Siç dihet, Arlind Ajeti nuk do të jetë për këto dy ndeshje dhe trajneri Silvinjo ka thirrur Jon Mersinajn si zëvendësues. Sakaq, Kristjan Asllani u është nënshtruar ditën e sotme kontrolleve mjekësore dhe ka rezultuar që nuk ka probleme fizike. Sidoqoftë, lojtari ka zhvilluar stërvitje të diferencuar dhe pritet t’i bashkohet ekipit nesër. Mario Mitaj, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Mirlind Daku dhe së fundmi Jon Mersinaj do të bashkohen gjatë mbrëmjes me ekipin kuqezi, me lojtarët që do të marrin pjesë rregullisht në seancën e radhës stërvitore që do të zhvillohet të martën.

Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të enjten në mëngjes për t’u nisur më pas drejt Moldavisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore. Ndeshja Moldavi-Shqipëri do të luhet në stadiumin “Zimbru” të Kishinjevit në Moldavi, duke nisur nga ora 18:00. Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Tiranës, ku më 20 nëntor do të presin Ishujt Faroe, me ndeshjen që do të luhet në ora 20:45 në stadiumin “Arenën Kombëtare”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Milano Cortina 2026”, Shqipëria ëndërron me Colturin, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i bën ftesë zyrtare

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar(IOC) i ka dërguar një ftesë zyrtare Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që të…

1 day ago

Ministri Hoxha: Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit në fokus, vota e diasporës mundësohet deri në 31 maj 2025

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë një takimi të zhvilluar në Gjirokastër me Prefektët e…

1 day ago

Mjeshtri Mevlan Shanaj feston 80-vjetorin, kolegët e urojnë nga “Mirëmëngjes Shqipëri”

Një prej aktorëve, regjisorë, producentë dhe njerëzve me kontribut të çmuar në ngritjen dhe zhvillimin…

1 day ago

Vaksinimi falas kundër gripit, prej 7 tetorit janë aplikuar 77,4% e dozave

Prej 7 tetorit të vitit të kaluar në qendrat shëndetësore nisi vaksinimi falas kundër gripit…

1 day ago

KQZ: Afati 5-ditor për ankesat rreth listës së zgjedhësve, i pazbatueshëm

Më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu…

1 day ago

Thirrja e dytë në mbështetje të bizneseve – Zykaj: Mundësi e mirë për rritjen e cilësisë dhe promovimit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka lançuar në Bashkinë Shkodër thirrjen e dytë në…

1 day ago

This website uses cookies.