Rekrutimet për ushtarë dhe detarë në forcat e armatosura kanë nisur qysh prej muajit të kaluar, dhe e kthyer tashmë në një traditë në të gjithë vendin çdo i ri apo maturantë mund të marrë informacione për të kryer më pas aplikimin në qendrat e hapura, siç është në kryeqytet.
Në qendrën e personelit të rekrutimit në kryeqytet, majore Denisa Pëllumbaj, thotë për RTSh, të shumtë janë ato të rinj të cilët duan të bëjnë karrierë në forcat e armatosura ndërkohë që vetë ajo i shpjegon në detaje rrugët që duhen ndjekur.
“Në pikën e rekrutimit këtu në qendër të Tiranës janë të interesuar student por edhe të rinj të cilët duan të bëhen pjesë e forcave të armatosura jo vetëm si ushtare dhe detar aktiv në forcat e armatosura por edhe si student. Në krahasim me vitet e tjera numri është më i lartë, kemi 390 kuota aktualisht janë rreth 20-30 persona në ditë që interesohen në çdo pikë rekrutimi”, tha majore Denisa Pëllumbaj
Pjesë e forcave të armatosura janë edhe gratë, që vitet e fundit edhe numri i tyre është rritur në radhët e ushtrisë.
“Forcat e armatosura kanë një limit në numrin e femrave të cilat pranohen që varion 13-15% e numrit total që pranohen por shoh një numër të madh të femrave që duan të bëhen pjesë e jonë”, tha Pëllumbaj.
Pjesë e ushtrisë bëhet çdo i ri nga mosha 18 – 27 vjeç që nuk ka probleme me ligjin, që ka një figurë të pastër morale, që nuk është person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundra ligjshme apo kriminale, ndërkohë që edhe faqja zyrtare e ministrisë së mbrojtjes ka të dhënat që kërkon procesi i rekrutimit.
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
Në hollin e Rektoratit të UNISHK, studentët e vitit të parë të degës “Pikturë Grafikë”…
Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë…
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas…
Anemia nga mungesa e hekurit lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e hekurit në trup. Mungesa e…
This website uses cookies.