Nisin reshjet e borës në aksin Hani i Hotit- Vermosh, trashësia e borës është 10 cm.

Ulja e temperaturave është shoqëruar edhe me reshje në disa zona të qarkut  të Shkodrës. Reshje shiu me intensitet të ulët, ka patur thuajse në të gjithë territorin.

Ndërkohë, reshje bore kanë rënë në zonat malore. Në aksin Hani i Hotit- Vermosh, trashësia e borës është 10 cm dhe aktualisht mund të lëvizet vetëm me goma dimërore.

Kontraktori është i pranishëm me mjete dhe njerëz për të mbajtur të çelur këtë aks rrugor. Nga OSHEE nuk raportohen situata problematike për furnizimin me energji elektrike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.