Nisin spastrimet te Vllaznia / Dodev, futbolllisti i parë që largohet, priten emra të tjerë

darko dadev

darko dadev

Klubi i Futbollit Vllaznia, ka nisur “operacionin fshesa”. Një gjë e tillë në fak është bërë e njohur kohë më parë nga drejtuesit e klubit kuqeblu, të cilët duke konstatuar nivelin e dobët të futbollistëve që u veshen kuqeblu në merkaton e veres, kanë vendosur që largojnë disa prej atyre që nuk e kanë justifikuar praninë e tyre në radhët e kuqebluve. Pikërisht për këtë temë, foli pak ditë më parë edhe trajneri Qatip Osmani, i cili nga emisioni Studio Sport në RTSH Shkodra, deklaroi se patjetër që do të ketë largime si dhe afrime të lojtarëve të tjerë më cilësore. Dhe, hapi i parë që drejtuesit e klubit Vllaznia kanë bërë në këtë drejtim, është largimi i maqedonasit Darko Dodev.

𝒁𝒀𝑹𝑻𝑨𝑹𝑬

“KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Darko Dodev. Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.

KF Vllaznia e falënderon Darko Dodev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu.”

Nga sa bëhet e ditur në njoftimin zyrtar për shtyp, largimi i sulmuesit maqedonas është bërë me mirëkuptim dypalësh, që do të thotë se në këtë drejtim, klubi kuqeblu nuk pritet të ketë penalizime të aspektit financiar për këtë ndërprerje të parakohshme të kontratës të lidhur nga stafi teknik i mëparshëm. Gjithnjë, nga burimet brenda kuqebluve, në listën e largimit nga Vllaznia, janë edhe disa futbollistë të tjerë, të cilët janë vlerësuar si të panevojshëm për të qënë pjesë e Vllaznisë, emrat e të cilëve pritet të bëhen publikë në ditët në vazhdim. Në të njëjtën kohë, paralelisht me largimet, stafi kuqeblu me në krye drejtorin e ri sportiv Tefik Osmani kanë gati emrat e atyre, me të cilët është biseduar për të firmosur në pjesën e dytë të sezonit. Por, për korrektesë, por edhe të rregullores përkatëse, për derisa akoma nuk është e hapur merkato, emrat e tyre nuk mund të bëhen publikë zyrtarisht.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.