Nisin trajnimet e mësuesve në Durrës, Tropojë, Korçë dhe Elbasan! Rama: Do shtrihet në gjithë Shqipërinë

Fillojnë trajnimet e mësuesve për lëndët e Matematikës, Kimisë, Gjuhës Shqipe dhe arsimit fillor.
Kryeministri Edi Rama bën me dije se Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan dhe do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, me qëllim trajnimin e mbi 4 mijë mësuesve në fazën e parë.
“Mirëmëngjesi dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.