Rusët janë drejtuar këtë të premte (15 mars) në qendrat e votimit në të gjithë vendin për të marrë pjesë në votimin treditor për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Presidenti Vladimir Putin pritet të rikonfirmohet për një mandat të ri 6-vjeçar. Putin përballet me tre kandidatë, por kundërshtarët e tij nuk u lejuan të garojë nga Kremlini.
Zgjedhjet, të cila nuk pritet të jenë të lira e të drejta, por janë të parat që mbahen në Rusi që kur Vladimir Putini nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Presidenti Vladimir Putin më herët, u kërkoi rusëve, përfshirë edhe atyre në territoret e aneksuara nga Ukraina, që të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet treditore. Ai e quajti pjesëmarrjen në zgjedhje si shenjë patriotizmi.
71- vjeçari Vladimir Putin është në pushtet në Rusi si president ose kryeministër që nga viti 2000. Pas votimeve që mbyllen më 17 mars, ai pritet “të çimentojë” qëndrimin e tij në pushtet deri në vitin 2030.
Fituesi i zgjedhjeve është planifikuar që të marrë zyrtarisht detyrën më 7 maj.
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…
Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…
Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…
This website uses cookies.