Lajme

Nisja e madhe e “Giro d’Italia 2025” nga Shqipëria, Rama: Eksperiencë unike

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Romë, ku mori pjesë në eventin dedikuar “Giro d’Italia”, një prej aktiviteteve më të famshme sportive në botë. Shqipëria është përzgjedhur mes shumë kandidatëve për të bërë “Nisjen e Madhe 2025”, e cila do transmetohet drejtpërdrejt në mbi 200 televizione të botës.

Kryeminisri Rama ishte i ftuar së bashku me organizatorët e “Giro D’Italia” në Auditorium Parco della Musica Ennio Morricone, një nga qendrat më të njohura të artit dhe kulturës në Evropë.

Duke përshëndetur audiencën, Kryeministri Rama e vlerësoi sportin italian si një nga më të dashurit për sportdashësit shqiptarë ndër vite, teksa thksoi se ky event forcon edhe më shumë lidhjet mes dy vendeve. Gara e famshme popullore, me një traditë 114-vjeçare, do të mbledhë në maj çiklistët më të mirë të botës në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe do të ndiqet nga qindra milionë teleshikues.  

Kryeministri premtoi se etapat e garës do të jenë spektakolare dhe do të nxjerrin në pah natyrën e mrekullueshme të vendit. “Shqipëria është një vend i bekuar, në kuptimin që në një territor të vogël ka gjithçka, kemi shumë male, dy dete, shumë lumenj.

Nga ky këndvështrim, këto tre etapa janë spektakolare pasi nxjerrin në pah një pjesë shumë të bukur të vendit dhe nga ana tjetër është e jashtëzakonshme, se është një mënyrë për të treguar Shqipërinë si në një film,” u shpreh ndër të tjera kryeministri, i cili theksoi se interesi i turistëve italianë për të vizituar vendin është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke e mbyllur vitin 2024 me 1,4 milionë vizitorë italinë.

Dua të them me krenari se kur nisëm këtë rrugëtim të ri të rilindjes së vendit, numri i italianëve që vizitonin Shqipërinë ishte modest.

Pastaj, vetëm vitet e fundit pati një rritje të madhe të numrit. Psh në 2023 arritëm në rreth 800 mijë turistë italianë që vizituan Shqipërinë, ndërsa vitin 2024 e mbyllëm me 1,4 milion vizitorë italianë, një dyfishim brenda një kohe të shkurtër,” tha kryeministri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Myftinia Shkodër shpërndan pako ushqimore – Halluni: Bamirësi në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit

Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…

21 minutes ago

Kualifikimi i Vllaznisë në RTSH Shkodra  /  Ish- futbollisti Thana, trajnerët, Mani dhe Bushati, analizojnë sfidën me Elbasanin

Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…

27 minutes ago

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm – Adresimi i sfidave dhe krijimi i një platforme bashkëpunimi, qëllimi i takimit

Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…

31 minutes ago

Rikthehet mensa studentore – Bashkia Shkodër përmbush kerkesën e kahershme të studentëve

Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…

34 minutes ago

Trushi, i njohur tradicionalisht për blegtorinë – Fermeri Halil Xhurreta: E nisa me pak krerë lopë, sot kam 43 krerë

Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…

39 minutes ago

Një libër për çështjet politike  – “Algoritmet e demokracisë” është botimi i parë i autores  Jesmina Lici

“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…

42 minutes ago

This website uses cookies.