Nisje e mbarë e Akademisë Vllaznia, bilanc pozitiv në javën e parë, 4 ndeshje, katër fitore
Katër ndeshje, katër fitore, ky është bilanci i javës së parë të Akademisë së Futbollit Vllaznia në javën e parë të sezonit të ri sportiv 2024-2025, kategoria e Superligës. Fitorja e parë ka ardhur nga ekipi U13 me trajner Khaled Hoxha, i cili mundi me rezultatin e pastër, 2-0 Laçin me gola të shënuar nga Halfi Bashli dhe Anuar Rudaçi, kronikë kjo e transmetuar një ditë më parë.
Ndërkohë, fitorja e dytë ka ardhur me ekipin U17 me trajner Arbër Shytani, i cili mundi me rezultatin 3 me 1 Laçin. Fitore kjo që pati për protagonist sulmuesin e dalluar Flavio Fusha, autor i dy golave në këtë ndeshje, si dhe një tjetër nga Eris Kurtulaj.
E marta ka qënë e ngarkuar për fushën sportive “Reshit Rusi”, sepse pas dy ndeshjeve të para, në orët e pasdites janë luajtur edhe dy ndeshjet e tjera të Akademisë Vllaznia, ku U18-ta e drejtuar nga Malvin Macerovi ka mundur me rezultatin 2-0 Elbasanin, falë dy golave të shënuar nga Ivziku dhe Ymeri, ndërkohë që U19-ta me trajner Elvis Plorin fitoi ndaj Laçit me rezultatin 3-2, ku autor të golave për kuqeblutë ishin, Shimaj, Halili dhe Ara.