Nisma e Ministrisë së Arsimit, pusullë gjigande ku fëmijë, të rinj, prindër dhe gjyshër shkruan mesazhe për mësuesit

Sot, muri rrethues i Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit ishte shpirti i festës së Ditës së Mësuesit. Një “pusullë gjigande”, si një tablo e pafund ndjenjash, ishte vendosur aty për të mirëpritur mesazhe nga qytetarë dhe kalimtarë të rastit për mësuesit e tyre në këtë 7 Mars.  Fëmijët, prindërit dhe të rinjtë i janë bashkuar gëzimit të mësuesve të tyre, me mesazhe nga më të ndryshme, ku secili ka lënë një kujtim emocionues përmes fjalëve, nga falenderimet, te urimet e përzemërta, deri te ndjesi për momentet kur kanë sfiduar durimin e mësuesve të tyre.

Ndër to kishte mesazhe si “Mësuesi i mirë, aty ku mbjell dije, mbjell dhe dashuri”, “Gëzuar mësuesja e jetës time. Më fal për momentet kur të kam mërzitur”, “E dashur mësuese Tefta, Gëzuar 7 Marsin. Të dua shumë”. Mesazhe pafund kanë pasuar njëri-tjetrin, teksa secili kalimtar ndalet për të lënë një pjesë të zemrës së vet si mirënjohje për mësuesit.

Edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu iu bashkua “librit” të urimeve për mësuesit duke lënë mesazhin e saj: “Për mësuesit tanë! Ata me dedikimin e tyre na bëjnë më të mirë e më të aftë çdo ditë. Mirënjohje dhe respekt për misionin tuaj fisnik!”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.