Nisma në nderim të 4 legjendave të Vllaznisë – Tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” me emrat e yjeve të futbollit shkodran

alban xhaferi

Pas deklaratës së Presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, Klubi i Futbollit Vllaznia i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit Bashkiak Shkodër për emërtimin e katër tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” me emrat e katër figurave të mëdha të futbollit shkodran dhe shqiptar, konkretisht:

Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, Medin Zhega dhe Sabah Bizi.

Kjo kërkesë është një vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm që ata dhanë për klubin e Vllaznisë dhe futbollin shqiptar në tërësi, theksohet në kërkesën e KF Vllaznia.

Ndërkohë, nuk ka vonuar reagimi i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili përmes një postimi në Facebook thekson se

“Propozimi i Klubit të Futbollit Vllaznia dhe i tifozëve të shumtë shkodranë, jo vetëm që ka mbështetjen e tij personale, por beson se ka mbështetje nga e gjithë Shkodra për të realizuar emërtimin e këtyre emrave të mëdhenj të futbollit shkodran dhe shqiptar në tribunat e stadiumit ‘Loro Boriçi’.”

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, u nda nga jeta  Sabah Bizi, një prej katër legjendave të Vllaznisë, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin shkodran dhe atë shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.