Nisma, Rama dhuron gjak: Ndihmë për ata që kanë nevojë, por edhe ripërtëritje për organizmin
Kreu i qeverisë Edi Rama, së bashku me stafin e kryeministrisë janë bërë pjesë në nismën për dhurimin e gjakut.
Kreu i qeverisë, pasi dha gjak, u shpreh se dhurimi i gjakut është jo vetëm ndihmë për ata që kanë nevojë, por edhe ripërtëritje për ata që e japin.
“Përveç ndihmë për ata që kanë nevojë është dhe ndihmë për trupin e dhuruesit”.
Ai ka zbuluar se grupi i tij i gjaku është 0 NEGATIV.
Gjatë dhënies së gjakut, duke diskutuar me përfaqësuesit e Qendrës së Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, kreu i qeverisë e konsideroi këtë si dhuratën më ripërtëritëse, ndërsa shtoi se është dhuratë jetike për ata që kanë nevojë.
“E kemi traditë që nga bashkia, pjesa që janë këtu e dinë dhurojmë çdo vit. Ne ccdo vit rigjenerohemi duke dhënë gjak. Ndihmë jetike për ata që kanë nevojë dhe ripërtëritëse për ata që e japin. Dhuratë ripërtëritëse. Me dhënien e gjakut organizmi fiton energji të re, dhe shtyhet plakja. Të forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, me vetëdijen se kush dhuron gjak jo vetëm ndihmon ata në nevojë, po edhe ripërtërin organizmin e ve”, tha ai”.
“Lumtë kush jem dhe jo kush merr gjak, shtoi ai duke shtuar se, “nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa ata që dhurojnë gjak”.
Viola Konomi, mjeke pranë Qendrës së Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut tha se, “ka qenë një sukses viti 2024 sepse kemi dyfishuar rritjen e dhurimeve dhunëtarë në shkallë vendi ..u shpreh Viola Konomi”
“Përveçse ne bëjmë një gamë të gjerë analizash dhe çdo dhurues i përfiton falas por individi që dhuron gjak ka dhe përfitime të tjera shëndetësore, që ka të bëjë me mbajtjen e nivelit të shëndetshëm depozitat e hekurit. Duke dhuruar gjak në mënyrë të rregullte u shpreh ajo, depozitat e hekurit mbahen në nivelin e shëndetshme në organizëm duke na mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare, neurologjike dhe duke u ulur viskoziteti i gjakut të ulet dhe mbrojnë trupin e njeriut.