Niveli i kriminalitetit, Shehi dhe Alibeaj apelojnë për ndërgjegjësim qytetar

Deputetët opozitarë Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj apeluan të mërkurën për reagim nga shoqëria shqiptare, duke shprehur shqetësimin për nivelin e kriminalitetit në vend.

Në një deklaratë të përbashkët për mediet z. Alibeaj kujtoi atentatin në Shkodër në fund të tetorit dhe disa ngjarje të tjera të rënda kriminale, të cilat kulmuan këtë javë me vrasjen në Tiranë të një 14-vjeçari nga një tjetër nxënës shkolle.

Krimi i organizuar ka marrë hov të paprecedentë duke sfiduar hapur jetën dhe pronën e qytetarëve. Ndaj u bëjmë thirrje qytetarëve, pikësëpari atyre, që të mos humbasin besimin tek institucionet dhe të shfrytëzojnë edhe zgjedhjet e ardhshme si mundësi për të shembur këtë sistem antiligjor të ndërtuar mbi korrupsionin,” tha z. Alibeaj.

Ligjvënësi Shehi shtoi se shoqërisë po i jepen modele të dhunshme dhe faji për këtë është institucional, por edhe familjar.

Kjo fillon në mënyrë vertikale nga gjithë shoqëria shqiptare. Fillon nga ky institucioni ynë – e keni parë se si zihen në parlament, me çfarë gjuhe dëgjojnë baballarët. Shoqëria shqiptare sot ka krijuar për model të fortin, të pasurin, ai që ka makinën e madhe. Sigurisht, adoleshentët që s’kuptojnë gjë mendojnë se kjo është bota, kjo është e ardhmja. Duhet të hapim hapësirën tonë, por kush e hap. Dhuna! Të kemi kurajën civile të reagojmë dhe ta pranojmë që kjo është jo vetëm përgjegjësi e familjes, por e gjithë strukturave shtetërore,” deklaroi z. Shehi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.