Niveli i Liqenit të Fierzës në rënie – Ndikim thatësira, 15 metër larg pikës maksimale

Stina e verës përveç zjarreve që ka shkaktuar ka nisur edhe probleme të tjera. Për shkak të temperaturave të larta është shënuar rënie në nivelin e ujit në  liqenin e Fierzës  që po shkon çdo ditë drejt zbrazjes së plotë. Thatësira e tej zgjatur ka shkaktuar rënie të nivelit të ujit me 15 metra. Niveli në liqen ka arritur në 281 metër nga 296.5 e kuotës maksimale.

“Pika e vdekjes” së hidrocentralit të Fierzës është 242 m mbi nivelin e detit ndërsa ujë mblëdhesit më të madh në vend i mungon pothuajse dy e treta  e sasisë së përgjithshme të ujit.  Fierza në nivelin maksimal, në 296 metra mbi nivelin e detit  ka një kapacitet  prej  2,7 miliardë metër kubë ujë.

Situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive duke pasur parasysh se prurjet mesatare të Drinit janë shumë të pakta 40 metër kub ujë për sekondë ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike ekziston.

Aktualisht hidrocentrali i Fierzës punon me dy turbina. Situata e pazakonte hidrike ka detyruar KESH-in që të alternojë punën me Komanin dhe me Vaun e Dejës  Ndërsa pjesa tjetër e energjisë elektrike e nevojave për konsum  sigurohet përmes importit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.