Një 18-vjeçar mbytet në lumin Buna, policia gjen trupin e pajetë
Një 18-vjeçar është mbytur në ujërat e lumit Buna. Sipas informacioneve paraprake të policisë, bëhet e ditur se rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.
Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.