Një amerikan për Vllazninë e Basketit/ Trajneri Bekteshi pret përforcime të tjera për kuqeblutë

basket 1

basket 1

Situata e Vllaznisë në basketboll për meshkuj duket se po ndryshon për mirë. Pikërisht, kur duhen edhe dy javë të nis kampionati kombëtar për sezonin 2023-2024, Vllaznia bën realitet goditjen e parë duke firmosur me basketbollistin amerikan Craig Lamont Sabb. Ardhja e këtij lojtari me një CV të pasur në karrieren e tij sportive duket se ka ngrohur trajnerin Damian Bekteshi, i cili për hirë të së vertetes gjatë kësaj periudhe është shprehur pesimist për të ardhmen.Në vijim, trajneri Bekteshi flet edhe për vështirësitë që po kalon skuadra në aspektin financiar dhe mundësinë e mbështetjes nga komuniteti i biznesit.Sa i përket nisjes së kampionatit të ri, trajneri Bekteshi bën të ditur se është vendosur që java e parë do të luhet me datë 7 tetor, por për momentin akoma nuk është hedhur shorti për kalendarin e ri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.