Një artizane e përkushtuar – Punimet e Dhuratës të preferuara në çdo stinë

nje artizane e perkushtuar

Dhurata Shiroka, një artizane e përkushtuar prej 20 viteve, e cila krijon dhe stilon veshje të ndryshme tradicionale.

 Sapo hyn në ambjentin e saj të punës, janë pikërisht  këto motive popullore të endura me mjeshtëri nga duart e saj që bien në sy dhe bën që të ndalosh për një moment dhe t’i sodisësh ato.

Të jesh artizane nuk është fort e lehtë, sepse  duhen orë të tëra të realizosh një veshje tradicionale, e për më tepër veshja qytetare e Shkodrës e cila kërkon kohë dhe mund për ta realizuar me çdo detaj që ajo mbart mbi vete.

Veshjet tradicionale, të punuara nga artizania Dhurata Shiroka, janë të preferuara në çdo kohë dhe në çdo stinë të vitit, madje dhe turistët e huaj tregojnë interes dhe duan të marrin një kujtim me vete, qoftë një motiv apo një simbol kombëtar nga Shqipëria.

Dhurata nuk do t’ia dijë për vështirësitë që ka gjatë punës, por vazhdon të punojë me pasion si një artizane e përkushtuar në qytetin e Shkodrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.