Një burrë i vë flakën vetes jashtë gjykatës gjatë gjyqit të Trumpit
Sipas raportimeve të medias amerikane, një burrë i vuri flakën vetes në një park përballë gjykatës në Nju Jork, gjatë procesit penal në vazhdim të ish-presidentit Donald Trump.
Sipas ”New York Times” dhe CNN ”Burri derdhi një lëng mbi veten dhe u dogj”.
”Kalimtarët bërtitën dhe u përpoqën të ndihmonin”, bëjnë të ditur raportet nga vendngjarja.
Pas pak kohësh kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë shuar flakët.
Më pas burri u transportua në një ambulancë dhe u largua.
Fillimisht ishte e paqartë pse i vuri flakën vetes.
Ngjarja ka ndodhur në Collect Pond Park, pikërisht përballë gjykatës ku po zhvillohet aktualisht procesi penal i Trump.
Kundërshtarët dhe mbështetësit e Trump lejohen të mblidhen për demonstrata në park, por deri më tani vetëm disa e kanë bërë këtë në ditët e gjyqit.
Territori është i rrethuar me barrikada, por ka edhe hyrje të hapura.