Një derbi që vendos fatet e sezonit, statistikat e sfidës Inter-Milan

klubet e Milanos

nteri të vazhdojë të ëndërrojë për “tripletën” dhe të fitojë derbin e parë të sezonit, Milani të shpresojë ende për Europën. Derbi i pestë i sezonit 2024/2025 përfaqëson një udhëkryq për të dy klubet e Milanos, të cilët kanë arritur në fund të sezonit me humor krejtësisht të ndryshëm.

Ndeshja nis nga barazimi 1-1 i ndeshjes së parë. Në rast barazimi pas minutës së nëntëdhjetë, do të ketë kohë shtesë dhe, nëse është e nevojshme, penallti.

Sa vlen fitimi i Kupës së Italisë? Kushdo që ngre trofeun do të marrë gjithsej 7 milionë euro. Në detaje vetëm suksesi në finale kap vlerën e 4.6 milionë eurove. Humbësi merr një çmim mjaft të mirë ngushëllimi: 2 milionë.

Në 243 ndeshje ndërmjet Interit dhe Milanit në të gjitha kompeticionet, vetëm në një rast dy skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën përtej kohës së rregullt, në Kupën e Italisë, më 27 dhjetor 2017: në atë rast, kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj zikaltërve falë një goli të Patrick Cutrone (104′) në pjesën e parë të shtesës.

Bilanci në Kupë – Interi dhe Milani përballen për herë të 29-të në Kupën e Italisë: bilanci është paksa në favor të kuqezinjve që kanë marrë 10 fitore kundrejt 9-të të zikaltërve me nëntë barazime për të kompletuar tablonë.

Kjo është hera e tretë që dy skuadrat takohen në gjysmëfinale të kompeticionit, pas vitit 1985 (Milani u kualifikua në finale) dhe 2022 (kualifikimi i Interit).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.