nteri të vazhdojë të ëndërrojë për “tripletën” dhe të fitojë derbin e parë të sezonit, Milani të shpresojë ende për Europën. Derbi i pestë i sezonit 2024/2025 përfaqëson një udhëkryq për të dy klubet e Milanos, të cilët kanë arritur në fund të sezonit me humor krejtësisht të ndryshëm.
Ndeshja nis nga barazimi 1-1 i ndeshjes së parë. Në rast barazimi pas minutës së nëntëdhjetë, do të ketë kohë shtesë dhe, nëse është e nevojshme, penallti.
Sa vlen fitimi i Kupës së Italisë? Kushdo që ngre trofeun do të marrë gjithsej 7 milionë euro. Në detaje vetëm suksesi në finale kap vlerën e 4.6 milionë eurove. Humbësi merr një çmim mjaft të mirë ngushëllimi: 2 milionë.
Në 243 ndeshje ndërmjet Interit dhe Milanit në të gjitha kompeticionet, vetëm në një rast dy skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën përtej kohës së rregullt, në Kupën e Italisë, më 27 dhjetor 2017: në atë rast, kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj zikaltërve falë një goli të Patrick Cutrone (104′) në pjesën e parë të shtesës.
Bilanci në Kupë – Interi dhe Milani përballen për herë të 29-të në Kupën e Italisë: bilanci është paksa në favor të kuqezinjve që kanë marrë 10 fitore kundrejt 9-të të zikaltërve me nëntë barazime për të kompletuar tablonë.
Kjo është hera e tretë që dy skuadrat takohen në gjysmëfinale të kompeticionit, pas vitit 1985 (Milani u kualifikua në finale) dhe 2022 (kualifikimi i Interit).
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.