Categories: SportFutboll

Një ditë nga Vllaznia-Egnatia/Brdariç: Skuadra është gati, kërkojmë kualifikimin dhe titullin kampion!

Që prej mbrëmjes së mërkurë, kuqeblutë e Vllaznisë janë zhvendosur nga Shkodra në Durrës ku kanë vijuar përgatitjet për ndeshjen gjysmëfinale të “Final 4” , e cila do të luhet mbrëmjen e së dielës në “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00. Në prononcimin e dhënë në prag të kësaj ndeshje, njëshi i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç shprehet se skuadra e tij është gati për ballafaqimin me Egnatian.
Atmosferra në skuadër është shumë e mirë. Jemi para një ndeshje shumë të madhe, dhe të gjithë duan që ta kalojmë më sukses këtë përballje të vështirë. Luajmë përballë një skuadre shumë të mirë. Ne jemi ndeshur edhe më heret me këtë skuadër dhe e njohim lojën e saj, këto ditë kemi punuar në planin stërvitor sesi ta mundim Egnatian. Edhe pse rrogozhinasit kanë favor barazimin për të kaluar në finale, nuk e shikoj si minus për Vllazninë, sepse skuadra e jonë hyn në fushë vetem për fitore. Ky është momenti ynë dhe duhet ta tregojmë në fushë. Shpresoj që të kemi edhe fatin me vete, por jam i bindur se do të bëjmë shumë mirë kundër Egnatias për të qenë ne skuadra që do të shkojmë në finalen e madhe. Nuk ka qënë koha e bollshme për të implementuar idetë dhe skemat e mira, por lojtarët po përgjigjen mjaft mirë në proçesin stërvitor. Pikën më të fortë të skuadrës e shoh tek mentaliteti dhe kompaktësia për të luajtur të gjithë së bashku. Kam shumë besim që shkojmë në finale, dhe me ndihmën edhe të tifozëve të shumtë kuqeblu që pritet ta mbështesin Vllazninë në shkallët e stadiumit “Air Albania”, jam shumë optimist që do të triumfojmë edhe në finale për të çuar pas 23 vitesh pauze trofeun e titullit kampion në qytetin e Shkodrës.”

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

11 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

11 hours ago

This website uses cookies.