“Një ditëlindje pa Mirush Kabashin” – Mbrëmje homazh me ekspozitë, promovim libri dhe dokumentar në Kinema “Republika”

nje ditelindje pa mirushin

Në një mbrëmje të veçantë artistike të zhvilluar në Kinema “Republika” u nderua figura e aktorit të shquar, lindur në Shkodër, Mirush Kabashi, me titullin simbolik “Një ditëlindje pa Mirushin”.

Në kuadër të aktivitetit u hap një ekspozitë fotografike me titullin “Mes teatrit dhe filmit”, u promovua libri dygjuhësh “Mirush Kabashi, Sokrati Shqiptar” i autores Driada Dervishi, si dhe u shfaq dokumentari “100 maska, 1 shpirt”, i regjisorit Elidor Markja.

Në intervistë për mediat, regjisorja Driada Dervishi foli për vlerat e pazëvendësueshme që Mirush Kabashi la në artin skenik shqiptar.

Menda Kabashi, vajza e aktorit të ndjerë, u shpreh se prania e tij ndihet çdo ditë në kujtimet dhe krijimtarinë artistike që realizoi.

Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të kulturës në vend.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.