Një emër i njohur për sulmin e Realit, Icardi pranë firmës me madrilenët

Icardi

Icardi

Mauro Icardi ka rilindur te Galatasaray dhe pas një fillim-sezoni shumë të mirë, ku argjentinasi ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje kampionati dhe 5 gola në Champions, për ish-kapitenin e Interit mund të rihapen dyert e futbollit të madh.

Janë të bindura mediat turke, sipas të cilave sulmuesi është shumë pranë firmës me Realin e Madrid në merkaton e ardhshme të janarit. Madrilenët kanë probleme në repartin e avancuar për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së eksperiencës së Joselu, prandaj kanë planifikuar që t’i ofrojnë një kontratë 6-mujore Icardit, që mund të luajë edhe në Champions me spanjollët.

“Bomba e merkatos” për momentin nuk gjen konfirmim nga klubet, por “Radio Marca” ka kujtuar fjalët e agjentit të lojtarit Elio Letterio Pino, që në nëntor deklaronte: “Reali i Madridit nuk ka bërë asnjë ofertë për Icardin, por po flasim me klubin. Aktualisht nuk ka asnjë ofertë zyrtare, por në këto momente ndodhem në Madrid…”.

Sipas lajmeve që vijnë nga Turqia për Icardin, që pret me entuziazëm këtë transferim, është gati një kontratë ku ai do të përfitojë rreth 8 milionë euro.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.