“Një fjalor i madh për gjuhën shqipe”/UNISHK dhe Akademia e Shkencave, konferencë shkencore mbi leksikografinë

Në kuadër të vitit të Gjuhës Shqipe, në Bibliotekën Universitare u zhvillua konferenca shkencore “Leksikografia shpjeguese shqipe e viteve ‘30- ‘40 të shekullit XX”. Veprimtaria u organizua nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Departamentit të Gjuhësisë dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike të UNISHK.Akademiku Valter Memisha ndau lajmin e mirë mbi punën që po bëhet për hartimin e një fjalori të madh të gjuhës shqipe.Java që po mbyllet ishte e ngjeshur për universitetin “Luigj Gurakuqi” me konferenca shkencore dhe takime promovuese dhe workshope me tematika të ndryshme.