Një francez do të gjykojë ndeshjen Kroaci-Shqipëri
UEFA ka publikuar emrin e gjyqtarit që do të arbitrojë ndeshjen Kroaci-Shqipëri, që do të luhet të mërkurën e 19 qershorit në orën 15:00 në Hamburg.
Francezi François Letexier do të vendosë drejtësi në ndeshjen e dytë të kuqezinjve në Grupin B.
Nga Franca janë edhe asistentët e kryesorit Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa zvicerani Sandro Schärer është gjyqtar i katërt. Francezi Willy Delajod do të jetë në VAR.