Një grua në Podujeve lind katërnjake, nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore
Një nënë nga Podujeva ka lindur këtë të mërkurë katërnjakë. Në një postim në rrjetet sociale të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, thuhet se nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve.
“Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.