Një grup personash kanë mbetur të bllokuar në pikën turistike të Bogës
Një grup turistësh kanë mbetur të bllokuar në Bogë të Malësisë së Madhe
Ato ndodheshin në pikën turistikë të Bogës për të shijuar natyrën që të ofron kjo zonë.
Ata janë nisur për ngjitje dhe në kthim, njëri prej tyre është aksidentuar.
Grupi prej 10 personash ka mbetur i bllokuar dhe kanë njoftuar policinë për ti ardhur në ndihmë.
Mësohet se janë nisur forcat e sigurisë kombëtare dhe forca të Policisë të Komisariatit Malësi e Madhe në ndihmë të tyre.