Një i moshuar nga Kosova bie aksidentalisht në lumin Buna/ Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit
Një shtetas 65-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujërat e lumit Buna. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ky shtetas kishte shkuar të peshkonte dhe në një moment ka rrëshqitur ,çka ka sjellë rënien e tij në lumin Buna. Aktualisht po punohet për gjetjen e trupit të të moshuarit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.